
Sanksionet kundër Rusisë na dëmtojnë edhe ne, bizneset tona, por ato janë të drejta.
Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz duke folur në Ditën e Industrisë, të organizuar në Berlin nga Federata e Industrisë Gjermane.
Scholz theksoi se liria, demokracia dhe solidariteti kanë një çmim dhe se ata janë gati ta paguajnë. Më pas kancelari gjerman falënderoi botën prodhuese dhe industriale gjermane për mbështetjen e tyre për sanksionet kundër Moskës.
Ndërkohë guvernatori i Luganskut, Sergei Gaidai, ka deklaruar se ushtria ruse po shkakton një shkatërrim katastrofik në Lysychansk, një qytet afër Severodonetsk në rajonin lindor të Donbass.



