Kompania daneze e Lego-ve, fitime marramendëse për shkak të pandemisë

Kompania daneze e Lego-ve, fitime marramendëse për shkak të pandemisë

Danimarka shpesh herë fiton renditjen e vendit më të lumtur në botë. Nëse kjo ndodh, me shumë gjasa është edhe meritë e sektorëve ekonomikë që e karakterizojnë, që edhe në kushtet e vështira të pandemisë po lulëzojnë.

Lego është padyshim emri tregtar danez më i njohur ndërkombëtarisht, dhe ka një pozicionim dominant në sektorin e lojërave dhe produkteve për fëmijë.

Gjatë muajve të pandemisë, ndërkohë që ekonomia globale ka shënuar rënie dramatike të shitjeve dhe fitimeve, industria e lindur në qytezën e Billund ka regjistruar fitime rekord.

Sipas Nils Christiansen, CEO të Lego, kompania ka patur fitime me 622 milionë dollarë vetëm në gjashtë muajt e parë, çka përfaqëson rritje me 14% të shitjeve.

Arsyet janë të shumta, por analistët shpjegojnë suksesin e papritur në kohë të tilla me faktin se kompania prodhon kryesisht në Danimarkë dhe vende europiane, duke anashkaluar vendet aziatike dhe duke mos pasur vështirësi të mëdha transporti në kohë pandemie, siç ka ndodhur me kompanitë rivale si Mattel dhe Hasbro, që kanë regjistruar humbje gjatë vitit.

Por një tjetër çelës suksesi ka ardhur edhe nga strategjia dhe fleksibiliteti i kompanisë gjatë kësaj periudhe, me një kapacitet të zgjeruar të blerjeve online dhe produkte të reja, më e suksesshmja e të cilave janë ”tullat” e dedikuara për fëmijët e verbër, që përcjellin alfabetin Braille.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy