
Një emër i njohur i botës së krimit është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital pasi rezultoi se vuan nga një sëmundje e rëndë si edhe nga Covid.
Bëhet fjalë për Albert Alterziu. Ndërkohë së fundmi burime jo zyrtare bëjnë me dije se Albert Alterziu ishte në kërkim për dhunë në familje.
Më datë 15.04.2022 ora 21:00, u ndalua shtetasi në kërkim Albert Fadil Alterziu, banues në lagjen Shënkoll Elbasan, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin Nr.324 datë 06.05.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Alterziu në moshë minorene ka qenë i dënuar për një vrasje, ngjarje e cila daton në vitin 2001, kur Alterziu, në moshën 15-vjeçare, kohë kur ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Elton Shuli.
Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene.
Albert Alterziu është plagosur edhe në vitin 2013 gjatë një konflikti me thika në qytetin e Elbasanit, ndërkohë qe në lagjen Partizani disa vite me parë në një lokal ju hodh granatë dhe mbeti i plagosur rëndë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.



