
21.000 ushtarë Wagner u vranë nga forcat ukrainase, ndërsa mbi 80.000 të tjerë u plagosën. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën spanjolle El Mundo. “Wagner-i ka dy kategori: mercenarët profesionistë dhe ata të mobilizuar nga burgjet, mish për topat e tyre. Trupat tona kanë vrarë 21.000 dhe plagosur 80.000. Lajmi i mirë është se ne kemi shkatërruar pjesën më të motivuar të forcave ruse”.



