
Meshkujt me muskuj dhe të palestruar mund të jenë interesantë në faqet e revistave. Por përgjithësisht vetëm kaq. 75% e grave beqare, sipas një sondazhi që ka kryer Dating.com, preferojnë meshkujt me trup të zakonshëm.
Sondazhi zbuloi se vetëm 15% e 2000 femrave të pyetura preferojnë për të dashur një mashkull me trup të palestruar.
Në epokën e rrjeteve sociale, që e kanë bërë trupin e përkryer një domosdoshmëri, ngjan paksa e çuditshme një preferëncë e tillë.
Por, kjo është përshëndetur si progres për lëvizjen “body positive”.
Sondazhi tregon se meshkujt e preferuar janë “dad body”, një term që i referohet një trupi mesatar të një mashkulli në moshë të mesme.
Fillimisht ky term nisi të përdorej në mesin e viteve 2010 për të përshkruar simpatinë që gjetën në publikun femëror foto të Leonardo DiCaprios dhe Seth Rogenit me bark.



