Armëpushimi/ Kulla: Dhuratë që Netanyahu po i bën Trump-it. Libani kishte kërkuar ndërhyrje nga rusët

Armëpushimi/ Kulla: Dhuratë që Netanyahu po i bën Trump-it. Libani kishte kërkuar ndërhyrje nga rusët

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv  se ndërkohë që negociohej marrëveshje e armëpushimit mes Libanit dhe Izraelit, nga të dyja palët kishte bombardime dhe një numër të lartë viktimash.

Kulla tha se tërheqja e ushtrisë izraelite do të jetë e ngadaltë.

Lajm i mirë sepse do të ndërpritet gjakderdhja. Dje ka pasur shumë viktima në Liban, rreth 100 të vdekur. Ndërkohë që negociohej kishte shumë luftë.

Do vendoset ushtria e Libanit me kufi me ushtarët e OKB. Tërheqja e ushtrisë izraelite do të jetë e ngadaltë. Do të tërhiqet nga lumi i Litanit me ngadalë. Civilët do të kthehen në shtëpitë e tyre. Do të shoqërohet me ndihma humanitare. Me rikthimin e civilëve në Liban, do të rikthehen në shtëpitë e tyre dhe izraelitët.

Bashkë me amerikanët dhe francezët do të monitorojnë tërheqjen e dy palëve dhe vendosje e trupave ndërkombëtare.

Qeveria e Libanit kishte kërkuar nga rusët që të ndërhynte dhe t’i ndihmonte përballë këtij agresioni. Amerikanët që e  dinë shumë mirë që rusët edhe mund ta bënin këtë gjë, bashkë me iranianët i kanë kërkuar Netanyahu-t ‘duhet ta kuptosh që zgjedhjet mbaruan, nuk mund të na e sjellësh Rusinë në kufi të Izraelit’.

Ky armëpushim është një dhuratë e madhe që Netanyahu po i bën Trump-it. Po ta bënte para zgjedhjeve do të favorizonte demokratët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy