Vrasjet makabre në Çamëri: Fëmijëve u priteshin gjymtyrët, gratë dhe vajzat çnderoheshin në sy të prindërve (VIDEO)

Vrasjet makabre në Çamëri: Fëmijëve u priteshin gjymtyrët, gratë dhe vajzat çnderoheshin në sy të prindërve (VIDEO)

Masakrat në Çamëri ende sot kujtohen me shumë dhimbje nga ato familje çame të cilët u ndëshkuan me vrasje apo me dëbim nga tokat e tyre. Me largimin e ushtrive të fuqive të boshtit nga Ballkani në vitin 1944, krijohen rrethana tjera politike si dhe vendosen raporte të reja të forcës mes shteteve ballkanike. Pikërisht në këtë periudhë kohore shovinizmi grek realizoi një ndër qëllimet e veta kombëtare, pastrimin e krahinës shqiptare të Çamërisë nga banorët autoktonë shqiptarë të saj.

Gjenocidi i tmerrshëm i filluar më 27 qershor 1944 ka rezultuar me më se 10.000 mijë të vrarë (8000 mijë të masakruar në vend dhe rreth 3000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe rreth 50.000 mijë të dëbuar të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje.

Përfundimi i operacioneve të ushtrisë greke ndaj elementit etnik shqiptar në Çamëri e spastroi përfundimisht zonën veriperëndimore të Greqisë nga shqiptarët autoktonë.

Masakrat e tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë i kanë dokumentuar edhe një numër i përfaqësuesve të misioneve ushtarake aleate në Greqi si koloneli anglez Kris Udhaus (Chris Woodhouse), i cili e ka përshkruar saktë ngjarjen në fjalë duke e cilësuar shumë hapur si masakër dhe spastrim etnik i një popullate të tërë realizuar nga shteti grek.

Sipas tij, “Zervas i nxori jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944, shumica ikën në Shqipëri të gjenin strehë. Dëbimi i tyre u bë me gjakderdhje të shkallës së madhe. Puna e Zervës u ndoq në Mars 1945 nga një masakër në shkallë të madhe e çamëve të Filatit, e cila nuk mund të falet. Pasoja ishte dëbimi i popullsisë së padëshiruar shqiptare nga toka e tyre”.

Masakra e parë do të ishte ajo e datës së 27 qershorit, është dita kur nisi masakra masive dhe përfundimtare greke për shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre. Paramithia u bë vendi i parë që priti me dhembje të madhe e të parrëfyer ato mënxyra që dinë të bëjnë vetëm grekët, që janë dhe aktorët kryesorë të një gjenocidi që vetëm pasardhësit e Megaloidhesë dinë t’i zbatojnë pa as më të voglin dallim nga gjenocidi nazifashist i Luftës II Botërore. Me marrëveshjen gjermano-greke të 8 prillit 1941, kufiri shtetëror mbetej ai i caktuari më 1913. Kështu Çamëria mbeti brenda kufirit grek. Pas shpartallimit dhe asgjësimit të ushtrisë greke, më prill 1941 dhe vënies së shtetit grek nën vartësi të dy fuqive, të “Boshtit”: Gjermanisë dhe Italisë, çamët dhe tërë shqiptarët prisnin me padurim të shpëtonin duke u nisur nga zotimet para luftës të bëra me aq bujë nga qeveria italiane, për Shqipërinë Etnike, për Kosovë dhe Çamëri.   

Agjenturat greke i shtuan përpjekjet për të mashtruar myslimanët me fjalët më të mira si: mos kini frikë, se s’ju nget kush as në një lule! Askujt s’ka për t’i hyrë gjemb në këmbë. Pastaj ju jeni me mall e gjë, si do t’ju ktheni krahët e t’i lini shkretë t’i hajë derri e dosa! Kishte shumë që i besonin dhelpëritë e tyre, por, siç thotë Pukëvilli: “Kush mposhtet nga dëshira që të ndodhë, ashtu siç i pëlqen atij, e lejon veten të gënjehet”.

Këshilli ishte njoftuar nga shumë persona për grackën e përgatitur nga zervistët. Brenda ditës 10 qershor 1944, Riza Nexhipi dhe Din Metmeri, erdhën nga Janina në Paramithi dhe bënë të ditur betimin e Zervës: “Çamëve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me të mirë që të mos na ikin nga duart deri sa t’u zëmë kufirin. Pasi t’i kemi mbyllur në vathë, jo vetëm nga njerëzit që nuk do të lëmë në këmbë shtruar, por do të shkojmë në thikë edhe macet e tyre”. 

Emisioni “Rrëfimi Juaj” është përpjekur të sjellë rrëfime nga ata familjare që paraardhësit e tyre kanë qenë dëshmitarë në vrasjet makabre dhe largimin masiv të shqiptarëve çam nga tokat e tyre. Ardhja popullit çam në Shqipëri, sërish ishte një sfidë më vete, pasi jo vetëm nuk u ndihmuan nga Partia Komuniste por dhe u diskriminuan.  

Nëse ishe çam, shkollimi as që mendohej, por gjithmonë do të vendoseshin në punët më të rëndomta. Por nga ana tjetër ata gjetën ngrohtësi dhe mirësi nga populli i thjeshtë që i strehuan ata në shtëpitë e tyre. Një bashkëjetesë e cila përfundoi me kurorëzime të shumta martesore midis shqiptarëve dhe çamëve.

Skënder Musai është një ndër pinjollët e fisit Sadushi të Çamërisë i cili u dëbua nga tokat e tyre. Ndonëse ai lindi në një ferme të Elbasanit dhe tregimet e gjyshes ende mbeten të freskëta në memorien e tij.

Skënderi rrëfen masakrat e ushtarëve grekë kundrejt popullsisë çame, ku nuk kishte mëshirë as për fëmijët e të cilëve shpesh here u priteshin gjymtyrët, ndërsa gratë dhe vajzat i çnderonin në sy të prindërve.

Sipas rrëfimeve të gjyshes së Skënderit, kjo urrejtje vinte pasi çamët kishin tradhtuar kauzën greke dhe paria e Çamërisë ishin të parët që u ekzekutuan.

Para fillimit të masakrës në Çamëri, ushtria greke çarmatosi dhe burgosi burrat e Filatit, ndërsa këta të fundit kërkuan ndihmë tek Enver Hoxha, një ndihmë e cila nuk u dha asnjëherë, por ia ashpërsoi dhimbjen duke i mbyllur kufijtë.

Profesor Ahmet Dauti rrëfen ardhjen për herë të parë të shqiptarëve të Çamërisë në Elbasan në Fushë Mbret, që më pas do të quhej me emrin lagja “Skënderbej”.

Një lagje e cila më parë ishte e mbushur me shtetas maqedonas dhe kosovarë të cilët ishin të dëbuar nga ushtria serbe. Ndonëse dy popuj me kultura të ndryshme i bashkonte dhimbja e dëbimit nga tokat e tyre.

Ndërsa Skënder Musai rrëfen kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij, teksa ai lindi në një kasolle të fermës në kushte tepër të vështira.

Edhe pse të mbijetuar nga një rastësi, ata do të ndesheshin edhe me diskriminimin e administratës së Partisë Komuniste.

Profesor Hyqmet Zane tregon sesi paria e Çamërisë ra në grackën e ushtrisë greke dhe u vranë në forma barbare. Teksa dhe sot ndjehet i çuditur që shteti grek nuk ka kërkuar asnjëherë ndjese lidhur me këto masakra.

Ndonëse ekziston një numër i personave çam që janë vrarë gjatë masakrave në Filat, numri i personave të cilët u larguan dhe u vranë gjatë rrugës është i dyfishtë.

Sot ata kërkojnë që shteti shqiptar të kthej vëmendjen e mijëra personave të vrarë që një ditë drejtësia të trokas në dyert e tyre, dhe çështjen çame mos ta kthejnë subjekt politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy