
Danimarka bëhet vendi i tretë nordik që formon një qeveri të majtë që nga fillimi i vitit. Mette Frederiksen, 41 vjeçe, kryetare e Partisë Socialdemokrate, bëhet kryeministrja më e re e vendit.
Një bllok partish të majta opozitare (5 të tilla), në krye të të cilit është Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Frederiksen, mori shumicën e votave në zgjedhjet e 5 qershorit, çka e detyroi kryeministrin e djathtë Lars Lokke Rasmusen të largohej nga pushteti.
Megjithëse blloku i majtë fitoi shumicën, zgjedhjet treguan një rënie të mbështetjes për socialdemokratët në krahasim me vitin 2015.
Frederiksen u detyrua të niste negociatat për qeverinë e re me partitë aleate, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme në lidhje me çështje si mirëqenia sociale dhe emigracioni. Ajo mori mbështetjen e tyre për të formuar një qeveri pakice, një marrëveshje e zakonshme në Danimarkë.
Zgjedhjet e fillimit të këtij muaji treguan se votuesit danezë u rebeluan kundër masave antikrizë, ndërsa nacionalistët e djathtë humbën rreth 1/3 e mbështetjes që kishin marrë në vitin 2015.
Edhe në Finlandë e Suedi, partitë socialdemokrate kanë marrë pushtetin këtë vit. / The Guardian /



