Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga sekretari i Reformës Strukturore në PS. Dorëheqja e Kokëdhimës erdhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Ai ka thënë se shkarkimi i tij ishte nisur kohë më parë.
“Shkarkimi im ishte nisur shumë kohë më parë. Argumenti se unë nuk merrja pjesë në mbledhje është diskreditues dhe i cekët”, tha ai.



