Apple nis mbledhjen e të dhënave si Google e Facebook

Apple nis mbledhjen e të dhënave si Google e Facebook

Pas "Google" dhe "Facebook", edhe "Apple2 lëshon gjithashtu një mjet që përmes hartave të tij mbledh të dhënat për lëvizjen e përdoruesit për të ndihmuar në kundërveprimin e përhapjes së koronavirusit. "Këto të dhëna mund të ofrojnë njohuri për qeveritë lokale dhe autoritetet shëndetësore dhe gjithashtu mund të përdoren si bazë për politika të reja publike. Ato tregojnë ndryshimin në lëvizjen e njerëzve që drejtojnë, ecin ose marrin transportin publik në komunitetet e tyre", deklaron "Apple", sipas "Ansa".

"Hartat nuk i shoqëron të dhënat e lëvizshmërisë me “Apple ID” të përdoruesve, dhe as nuk regjistron historinë e lëvizjeve të tyre. Vetëm analizohen të dhënat e mbledhura gjatë përdorimit të aplikacionit, për të siguruar prirjet e lëvizshmërisë për qytetet kryesore të botës tw 63 vendeve dhe territoreve. Informacioni gjenerohet duke llogaritur numrin e kërkesave për udhëzime të marra nga aplikacioni Hartat. Grupet e të dhënave krahasohen më pas për të pasqyruar ndryshimin në sasinw e njerëzve që lëvizin me makinë, në këmbë ose me transport publik në pjesë të ndryshme të botës. Disponueshmëria e të dhënave për një qytet të caktuar ose një vend apo territor të caktuar varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë një kufi minimal të kërkesave ditore", përfundon "Apple".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy