Krijohet Federata e Opozitës së Bashkuar/ Noka: Sinjal për Ramën, do t’i përgjigjemi me çdo formë

Krijohet Federata e Opozitës së Bashkuar/ Noka: Sinjal për Ramën, do t’i përgjigjemi me çdo formë

Është formalizuar sot Federata e Opozitës së Bashkuar, pjesë e së cilës do të jetë edhe PD-ja e Rithemelimit.

Kreu i PR Fatmir Mediu tha që federata ngrihet sipas parimit  “edhe pse të ndryshëm kemi qëllimin e përbashkët krijimin e Shqipërisë Europiane”. Ai shtoi se në federatë përfshihen të gjithë faktorët parlamentarë dhe relevantë opozitarë pa asnjë dallim.

Sekretari i PD-së së Rithemelimit Flamur Noka tha që “bashkimi ynë është sot nevojë kombëtare”, duke shtuar se "ky është sinjal për Ramën se do t’i përgjigjemi me çdo formë, mënyrë e armë të mosbindjes civile".

Krijimi i një fronti të bashkuar opozitar dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës politike, ekonomike dhe shoqërore që po kalon Shqipëria Bashkimi i opozitës sot bëhet në përputhje dhe respekt të plotë të votës së 670 mij shqiptarve që votuan koalicionin e saj më 25 Prill 2021.

-Bashkimi i opozitës është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit në Tiranë.

-Bashkimi i opozitës është sinjali për Edi Ramën se ne do t’i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile përpjekjeve të tij për të asgjësuar pluralizmin dhe kthyer Shqipërinë në shtet njëpartiak.

-Bashkimi i opozitës u thotë shqiptarëve se kanë gati tashmë një alternativë kundër pushtetit. Bashkimi me ne është e vetmja formë për ta ndaluar Ramën nga asgjësimi i Shqipërisë.

-Bashkimi i opozitës është sot nevojë kombëtare, këtu dhe në diasporë kundër rregjimit të bazuar në krimin, drogën vjedhjen e shqiptareve.

-Bashkimi i opozitës është digë mbrojtëse kundër Ramës dhe kundër shpopullimit dhe varfërimit të mëtejshëm të Shqipërisë.

Në takim marrin pjesë Partia Demokratike, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar.

 

PLATFORMA 

Ne, përfaqësuesit e partive opozitare:
Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vend anëtar i NATOs, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm që për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe një Shqipërie Europiane, është e nevojshme ruajtja dhe zhvillimi i një partneritet të qëndrueshëm me SHBA, BE dhe vëndet e NATOs;
Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri gjatë qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, si dhe cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, pluralizmit politik të një Republike Parlamentare, ku Qeveria kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet;
Duke konstatuar me shumë shqetësim braktisjen masive të vendit nga shqiptarët në tërësi dhe nga profesionistë, të rinj dhe të reja, për shkak të humbjes së shpresës dhe rrëshkitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, të bazuar në korrupsionin, krimin dhe drogën, persekutime, arrestime dhe burgosje politike të liderëve të partive opozitare;
Duke vlerësuar si jetike pjesmarrjen e diasporës në votime dhe angazhimin e tyre politik dhe qeverisës;
Duke mbajtur në konsideratë mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë, mohimin e të drejtave kushtetutese të deputetëve të opozitës në Parlament, mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria, apo mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për shkak të përdorimit të shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;
Duke qenë të ndërgjegjshëm mbi nevojën për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë funksionale, krijimit të shpresës dhe besimit tek qytetarët, dhe nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve, përmes një politike që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, mundësimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;
Deklarojmë sa më poshtë:
1. Institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.
2. Rikonfirmojmë vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike.
3. Shpallim:
i) “garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe
ii) “nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale”,
si dy prioritete kryesore të axhendës politike të opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy