Kapet 14 kg kokainë dhe 287 mijë euro në një kamion në Greqi, arrestohet shqiptari

Kapet 14 kg kokainë dhe 287 mijë euro në një kamion në Greqi, arrestohet shqiptari

Autoritetet greke kanë arrestuar një shtetas shqiptar në Portin e Patras, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Policia greke njoftoi se kishin një informacion se në port do të mbërrinte një sasi kokaine, nëpërmjet tragetit të linjës Ankona-Patra.

Gjatë kontrollit, agjentët gjetën në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi shqiptar një sasi prej 14 kilogramë kokainë të pastër, si dhe shumën prej 287 000 euro.

Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike ishte ngarkuar në Holandë dhe po dërgohej në Likovrisi të Athinës nga i arrestuari, i cili konsiderohet si tranportues i lëndës narkotike.

Duket se organizata shqiptaro-greke e drogës, e përdorte kamionin me të cilin i arrestuari punonte si shofer, për të transportuar më lehtë sasitë e drogës që ajo shpërndante në kryeqytetin e vendit, Athinë.

Hetuesit po verifikojnë edhe për sasinë e parave të gjetura në kabinën e kamionit, pasi sipas tyre ka dyshime se një degë e fuqishme e organizatës ka aktivitet të ngjashëm në Holandë, vend nga ku dihet se kartelet e drogës kryejnë shpërndarjen e kokainës nëpër vendet e Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy