Duket se lajmi i një portali italian për trafikimin e mbetjeve kimike duket se ka ngritur autoritetet e shtetit fqinj në këmb.
Në Itali kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për mbetjet kimike, Alessandro Bratti ka folur për një portal në Itali, Avenire.it për trafikun e mbetjeve kimike.
Sipas tij, mijëra tonelata mbetjesh kimike zhduken nga Italia çdo vit në mënyrë kontrabandeske.
Ai përmend edhe Shqipërinë në listën e destinacioneve të këtyre mbetjeve.
“Bëhet fjalë për 200 mijë tonë mbetje kimike nga Roma që janë zhdukur. Duke qenë se Gjermania dhe Austria ka ligje strikte, do e kishim marrë vesh që kanë shkuar atje. Sa për Portugalinë, Rumaninë, Bullgarinë, Shqipërinë, Kroacinë dhe Marokun kam dyshime”, mësohet të ketë thënë Bratti.



