Atentati në Vlorë, ja pistat ku po heton policia

Atentati në Vlorë, ja pistat ku po heton policia

Hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit Elidon Mehmeti janë fokusuar në një hakmarrje të mundshme apo larje të hesapeve për pazare droge, shkruan “Panorama”.

Policia e Vlorës bëri të ditur se nuk përjashton as pista të tjera, përfshirë këtu edhe ndonjë konflikt të Mehmetit në ditët e fundit. Por dyshimi për larje hesapesh ka të bëjë edhe me të kaluarën e 39- vjeçarit. Rezulton se ai është person me precedentë penalë dhe i dënuar më parë në Itali.

“Elidon Mehmeti njihet si një person me precedentë kriminalë, i përfshirë në fushën e narkotikëve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky person është arrestuar në shtetin italian për ‘trafikim të lëndëve narkotike'”, bëri të ditur policia.

Elidon Mehmeti humbi jetën pas plagëve të rënda që pësoi në një atentat afër banesës së tij në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës. 39-vjeçari ndodhej në një automjeti tip “Ford”, kur është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa në vendngjarje janë gjendur rreth 18 gëzhoja kallashnikovi.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Ferras në Fier, shumë pranë urës së Mifolit, është gjetur duke u djegur një automjet tip BMW, për të cilin policia nuk konfirmoi nëse bëhet fjalë për të njejtën makinë që kanë përdorur autorët për kryerjen e krimit. 39­ vjecari Elidon Mehmeti u ekzekutua me breshëri në zonë e Skelës në Vlorë pak para mesnatës së të dielës. Mehmeti ndodhej në automjetin e tij tip Ford kur ndaj tij ësnhtë qëlluar me armë zjarri, kallashnikov. Pas atentatit, 39­ vjecari ka mundur të lëvizë edhe për rreth 50 metra me automjet, por më pas më pas ka ndalur duke tentuar të kërkojë ndihmë. Kalimtarët e terrorizuar nga breshëria e armës janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë. Një autoambulancë mbërriti menjëhërë në vend dhe bëri të mundur transportimin e të plagosurit në spital, por por ai nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të shumta që kishte marrë. / Panorama / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy