Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin që ishte shpallur në kërkim për përdhunimin e një 29-vjeçareje disa ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur te “Kthesa e Kamzës”, ku i arrestuari G.Gj kishte kryer seks me dhunë me 29-vjeçaren me inicialet T.K.
Ajo ka deklaruar në polici se djali i ka dalë para duke e bezdisur dhe pasi ka abuzuar forcërisht me të, e ka lënë të lirë.
Sipas dëshmisë së vajzës, ajo e kishte njohur 32-vjeçarin me inicialet G.Gjnë rrjetet sociale, pak kohë më parë.
Dosja me denoncimin e vajzës është dërguar në Prokurorinë e Tiranës.



