14 nëntori, Dita Botërore e Diabetit

14 nëntori, Dita Botërore e Diabetit

Çdo vit, 14 Nëntori shënohet si Dita Botërore e Diabetit.

Ajo u caktua si e tillë nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1991, dhe u bë një ditë zyrtare e Kombeve të Bashkuara në 2006. Ajo shënohet çdo vit më 14 nëntor, për nder të ditëlindjes së z.Frederick Banting, i cili së bashku me Charles Best zbuloi insulinën në 1922, dhe për këtë zbulim është shpërblyer me çmimin Nobel për mjekësi me 1923.

Gjatë dekadës së fundit, prevalenca e diabetit është rritur më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në vendet me të ardhura të larta.

Diabeti është shkaku kryesor i verbërisë, dëmtimit të veshkave, goditjes në zemër, goditjes në tru dhe amputimit të gjymtyrëve të poshtme. Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe shmangia e përdorimit të duhanit mund të parandalojnë ose vonojnë diabetin e tipit 2. Përveç kësaj, diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij të shmangen ose të vonohen me mjekim, kontroll të rregullt dhe trajtim për komplikime.

Dita Ndërkombëtare e Diabetit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin rreth diabetit, për të theksuar rëndësinë e parandalimit, dhe për të mbështetur ata që jetojnë me këtë sëmundje kronike.

Në këtë ditë, le të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kujdesit shëndetësor, të përhapim njohuri për diabetin dhe të bëjmë ndryshime pozitive në mënyrën se si e përballojmë këtë sfidë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy