Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet prej një ore në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, mëson MCN TV.
Ende nuk dihen arsyet përse Balla ndodhet në SPAK.
Megjithatë jo zyrtarisht thuhet se ai po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije:
Jo zyrtarisht mësohet se është takim pune, rutinë. Kemi pyetur edhe pranë SPAK nëse ka një takim zyrtar, ende s’e kemi një përgjigje. Mbetet për t’u sqaruar arsyeja përse ka qenë kështu. Burime për MCN Live kanë bërë me dije se z.Balla është ndodhur për rreth 60 minuta në Prokurorinë e Posaçme. Sa i përket protokollit drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk shkon në zyrën e ministrit. Vet z.Balla në një reagim të shkurtër është shprehur se aktualisht është në mbledhjen e grupit të PS”.



