Banka Europiane gati planin prej 750 miliardë euro për të stimuluar ekonominë

Banka Europiane gati planin prej 750 miliardë euro për të stimuluar ekonominë

Banka Qendrore Europiane, njoftoi një program të blerjes së pasurive prej 750 miliardë euro, si përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të shpërthimit të koronavirusit, pasi numri i viktimave në Europë vazhdon të rritet.

Banka Qendrore tha se do të blinte letra me vlerë publike dhe private për të luftuar “rreziqet serioze” të koronavirusit.

Plani i ashtuquajtur Programi Pandemik i Blerjeve Emergjente (PEPP), pritet të zgjasë deri në fund të vitit.

Kreu i BQE, Kristin Lagarde, deklaroi në Twitter se “kohët e jashtëzakonshme kërkojnë një veprim të jashtëzakonshëm”. Lagarde tha se nuk ka kufij për angazhimin tonë ndaj euros, duke shtuar se brenda mandatit, janë të vendosur për të përdorur të gjithë potencialin e mjeteve që zotërojnë.  

Më herët, Banka Qendrore Europiane ishte kritikuar që kur Lagarde javën e kaluar tha në një konferencë për shtyp se nuk ishte detyra e bankës të kufizonte ndikimin e përhapjes së virusit në tregjet e borxhit sovran.

Komentet e saj dhanë efekte të menjëhershme tek kostot e huamarrjes.

Paraardhësi i saj, Mario Draghi, i cili ishte kreu i institucionit kur banka siguroi tregjet financiare në vitin 2012, kulmin e krizës së borxhit sovran, u shpreh asokohe se BQE do të bënte “gjithçka që duhet” për të kursyer rrënimin e euros, por duket se nuk po ndodhte kështu këtë herë./Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy