Horoskopi ditor, e enjte 23 qershor 2022

Horoskopi ditor, e enjte 23 qershor 2022

Dashi

Këtë të enjte përpiquni të dëgjoni këshillat e një personi që dashuroni, që qëndron pranë jush: përpiquni t’i besoni edhe vetes sepse vetëm kështu, duke pasur vigjilencë do të ndiheni më mirë.

Demi

Lajm i mirë sepse jeni në harmoni të shkëlqyer me njerëzit që doni dhe që janë pranë jush. Mundohuni të relaksoheni pak sepse keni nevojë për çlodhje. Në këtë pikë ju sugjeroj të bëni diçka që ju pëlqen shumë.

Binjakët

Ndonjëherë jeni egoistë, ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo i mërzit njerëzit që doni. Po për relaksim? Ndoshta, keni shumë probleme dhe shumë mendime që ju ziejnë në kokë. Ndaj pusho!

Gaforrja

Dëshironi të bëni një ndryshim në jetën tuaj, doni që të mirëprisni një ndryshim dhe jeni krahë hapur. Jeni ambiciozë, keni shumë projekte dhe mendoj se keni të drejtë të ndiqni idetë tuaja!

Luani

Kujdes nga teprimet dhe ekzagjerimet në jetën në çift. Më mirë të shmangni diskutimet dhe polemikat e panevojshme: para së gjithash, gjithçka duhet të jetë konstruktive, të mos çojë në konflikte të përhershme.

Virgjëresha

Përpiquni të ndryshoni jetën tuaj, të lëvizni ditët dhe të shkëputeni nga përditshmëria e zakonshme. Si thua të bëni diçka ndryshe dhe inovative?

Peshorja

Mundohuni të eliminoni ndrydhjen dhe mendimet e ngulitura në kokën tuaj dhe të dilni me forcat tuaja nga një situatë e pakëndshme. Më mirë të vini trurin në punë, por mendoni me kujdes përpara se të veproni.

Akrepi

Jeni pak i hutuar, e keni të vështirë të përqendroheni në punë: por pse? Ju duhet të përpiqeni të kuptoni pse. Vetëm kështu do të jeni në gjendje të zgjidhni çdo problem!

Shigjetari

Keni besim të plotë te njerëzit e tjerë dhe në këtë periudhë jeni rritur shumë si njeri. Nuk ju mungon vetëvlerësimi, keni energji për të dhënë dhe shpenzuar. Madje jeni në gjendje të merrni të gjitha llojet e vendimeve duke u mbështetur në forcat tuaja!

Bricjapi

Jeni optimistë, të sigurt dhe të aftë për të kapërcyer çdo pengesë. Vazhdoni kështu, me këtë energji dhe pozitivitet!

Ujori

Këtë të enjte jeni entuziastë dhe nuk keni frikë nga asgjë, madje as të rrezikoni. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë!

Peshqit

Keni pritshmëri të tjera por njëkohësisht edhe keni pak frikë që të veproni. Mundohuni të mendoni para se të merrni ndonjë vendim dhe kushtojini vëmendje çdo hapi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy