Negociatat/ Ish ambasadori francez në Serbi: Në Shqipëri duhet të bëhet më shumë për funksionimin e parlamentit dhe gjyqësorit

Negociatat/ Ish ambasadori francez në Serbi: Në Shqipëri duhet të bëhet më shumë për funksionimin e parlamentit dhe gjyqësorit

Ish Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni, ka folur për hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë fjalës së tij në Forumin e Sigurisë në Beograd.

Duke komentuar politikën e zgjerimit të BE-së dhe mos arritjen e një marrëveshjeje në Këshillin e Ministrave për ndarjen e datave për negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, ish ambasadori francez thotë se është e vërtetë që nuk ka asnjë kompromis në BE, por që ky është një proces i rëndësishëm.

Ai tha se duhet të bëjë më shumë për funksionimin e Gjyqësorit dhe Parlamentit në mënyrë që të plotësohen kriteret për hapjen e bisedimeve.

 ‘Franca mendon se në Shqipëri duhet të bëhet më shumë në lidhje me funksionimin e parlamentit dhe gjyqësorit, në mënyrë që të plotësohen kriteret për hapjen e bisedimeve të bisedimeve.’

Mondoloni u shpreh kundër zgjerimit të BE duke vënë në dukje se reformat janë të nevojshme si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe brenda vetë bllokut.

"Ne mendojmë se negociatat me vendet e Ballkanit perëndimor duhet të jenë më graduale por më konkrete, që do të thotë se këto shtet mund të përfshihen në disa nga politikat e BE edhe përpara anëtarësimit të plotë.’

Ambasadori francez theksoi se vendet e BE janë të ndarë në qëndrimet e tyre dhe se u duhet më shumë kohë për arritjen e një marrëveshje të përbashkët të të gjitha shteteve.

 ‘Në Këshillin e Evropës disa vende janë për hapjen e negociatave, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, disa janë për hapjen e negociatave vetëm për njëri vend ndërsa disa të tjerë kundër ndarjes së dy shteteve. Na duhet më shumë kohë për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.’

Ai thotë se në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi, procesi i integrimit evropian është duke u zhvilluar, ndërsa në rastin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë pyetja është nëse ai proces duhet të fillojë menjëherë.

“Ne jemi në favor të hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën kur ato të plotësojnë kushtet, kur ato të zbatojnë plotësisht kriteret dhe reformat “, shpjegoi ai.

“Ky është një debat që duhet të zhvillohet midis evropianëve në mënyrë që të ketë një politikë më konkrete të zgjerimit, e cila do të përfitojë si qytetarët, ashtu edhe Evropa. Gjëja e fundit që do të thosha në këtë temë nuk është një "jo" për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, por një "po, nëse" , përfundoi Mondoloni në një intervistë për Tanjug, raporton Telegraf.rs.

Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rëndësi të lartë për Francën duke shtuar se e ardhmja e rajonit është në BE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy