"AKSHI"/ Soko: Policia po bën punën e krimit, Agasi i fuqishëm se përdorej nga Rama (VIDEO)

"AKSHI"/ Soko: Policia po bën punën e krimit, Agasi i fuqishëm se përdorej nga Rama (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, për hetimin e grupit kriminal të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, thotë se tashmë krimet po i bën policia.

 

Ai deklaroi për “MCN Live” se një biznesmen u mor peng me ndihmën e kupolës drejtuese të policisë, për të hequr dorë nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t, me qëllim që t’i merrte një biznesmen tjetër.

 

Sipas tij, i shpalluri në kërkim Ergys Agasi ishte i fuqishëm pasi Edi Rama e përdorte si interlokutor mes tij dhe grupeve kriminale të cilat aktivizoheshin në fushatë për të siguruar vota. 

 

Afera e AKSHI-t, ajo që nxori në pah, është se pjesa e vjedhjeve është bërë rutinore, thjesht me personazhe të ndryshëm. Ajo që ndodhi të merret peng një biznesmen me ndihmën e kupolës drejtuese të policisë, për të hequr dorë nga ankimimet në KPP për tenderat e AKSHI-t, me qëllim që një biznesmen tjetër të marrë tenderat e AKSHI-t, kjo shkon përtej fjalisë ka rënë shtetin. 

 

Ka rënë legjitimiteti për të pasur një shtet. Po që vetë policia të futet të bëjë punën e krimit, e ka zëvendësuar. Këtu nuk ka grupe kriminale, këtu vete policia e merr peng me urdhër të grupit kriminal. Nga gjithë këto historitë me vjedhje e lekë, ajo që do mbetet është pikërisht zëvendësimi i grupeve kriminale me Policinë e Shtetit. 

 

Tashmë nuk na i bëjnë më krimet grupet kriminale, por Policia e Shtetit. Krimi i organizuar është afruar te AKSHI se ka informacione. Se nga akseset që ka pasur AKSHI, tregon se kush ka çfarë. Transaksionet e thesarit, lëvizjet, çdo gjë. Nuk ka lënë më vend për hajdutët e vegjël, por janë futur grupet kriminale dhe kanë përfunduar këtu ku kanë përfunduar. 

 

Institucioni shtetëror ishte vënë në dispozicion dhe grupeve të caktuara kriminale, rreth 100 metër larg kryeministrisë. Çdo gjë është bërë me bekimin e Kryeministrit. Ergys Agasi ishte i fuqishëm se Rama e përdorte si interlokutor mes tij dhe grupeve kriminale.

 

Po provohet me fakte penale se Agasi ka qenë interlokutori mes krimit dhe shtetit. Ky që Lefter Koka thoshte ishte çerri im, e kaloi. Kush ia dha pushtetin Agasit? Ia dha Kryeministri, se Kryeministrit i interesonte lidhja e tij me grupet kriminale, të cilët i përdorte për fushatë. Janë ca grupe kriminale që sigurojnë 20 mijë vota. Dhe më beson se më të rrezikshëm janë ato grupet kriminale të periferive. Ti siguron që në çdo qytet ti të kesh gurin e themelit të fortë.

 

Influenca e grupeve kriminale te AKSHI, ka qenë e jashtëzakonshme, nevoja për të marrë informacion ka qenë e jashtëzakonshme. Është informacioni i Kadastrës, i Thesarit, edhe informacioni i Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo është një minierë e madhe ari ku nxirret diamant.

 Prandaj ka pasur kaq tension mes grupeve kriminale për AKSHI-n. Historia e AKSHI-t është afera më shqetësuese jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy