Zululand: Nazarko e Nano për Agollin. “Agolli është ADN-ja e Shqipërisë”, tha Nazarko. “Ishte i talentuar, por shumë i lidhur me diktaturën”, tha Nano (VIDEO)

Zululand: Nazarko e Nano për Agollin. “Agolli është ADN-ja e Shqipërisë”, tha Nazarko. “Ishte i talentuar, por shumë i lidhur me diktaturën”, tha Nano (VIDEO)

Nazarko mbrojti gjatë gjithë kohës në Zululand idenë që Agolli si tregimtar e si poet ishte i bërë njësh me tabanin, ai ishte ADN-ja e shqiptarëve, ai ishte me të gjitha veset e vrituet e shqiptarëve”. Nano vetë tha se “e çmonte Agollin si poet (jo si tregimtar), e çmonte edhe në pikëpamje humane, por një pjesë e madhe e veprës së tij ka qenë në shërbim të diktaturës komuniste”. Pas kësaj, Nano rrëfeu një anekdotë nga jeta e tij mbi Agollin e Kadarenë: “Në fillim të viteve ’80, kur isha student, kam qenë në një takim që Kadare ka bërë në korpusin qëndror të universitetit. I pyetur pse nuk shkruan më poezi, Kadare u shpreh se ‘nuk kishte ndërmend të shkruante më poezi, poezia është një fushë krijimi që për shkrimtarin ka limit’. Pas disa kohësh jam ndodhur në një takim që Agolli bënte me lexuesit, dhe aty u çova dhe i thashë atë që Kadare kish thënë lidhur me poezinë. Reagimi i Agollit ishte në nivelet e propagandës komuniste. ‘Kjo është një tezë revizioniste: ai e ka thënë këtë në kërkim të suksesit në vendet borgjeze e revizioniste’.”

Teksa po diskutohej mbi ballafaqimin Kadare vs Agolli, edhe Nazarko bëri një rrëfim mbi Kadarenë. Në përgjigje te idesë së Nanos se Agolli ishte i tabanit, ndërsa Kadare, ndonëse është i lidhur fort me vendin e vet, nuk ka lidhje me tabanin, Nazarko tregoi se në një koncert të bërë në Paris nga një grup popullor shqiptar, kur grupi po këndonte këngën ‘Janinës ç’i panë sytë’, Kadaresë, që ishte aty, i doli një pikë loti nga sytë’.” “Kjo është e pabesueshme”, ia bëri Nano. “Kështu duket, e pabesueshme, por e kam parë vetë që i ka dalë loti”, tha Nazarko.

Bisedën e plotë të Nanos me Nazarkon mund ta ndiqni në 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy