
Gazetari Artan Hoxha tha se nëse në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv se ky hetimi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit do kishte tjetër ecuri nëse nuk do të kishte fituar mazhoranca, por opozita dhe shtoi se hetimin e ka bërë pala fituese.
Ngjarja ka ndodhur në 21 prill të 2021, më shumë se 1 vit e 3 muaj, pse u bënë arrestimet sot. Menjëherë pas ngjarjes janë marrë masa sigurie për 12 persona. Në ngjarje përveç doktorit që u vra (në atë fushatë ka qenë me PS. Aty u plagos dhëndri i vetë dhe 2 pjesëtare të SMV. Ajo njësia që shkoi nga Tirana, 3 mjete furgona të bardhë, i morën te RENEA. Kjo gjë s’duhet të ndodhte. Ai dashje pa dashje pranoi që kishte ndërtua strukture paralele. U bënë ndalimet e personat q ëu liruan. Pak më shumë se 1 vit ndodhet ish pjesëtari i RENEA, dhe Arbër Papleka, çështja ishte drejt shuarjes. Prokuroria 21 korrikun si afat të fundit, ditë që ta dorëzojë çështje. Si akt edhe pse i bërë me vonesë, për t’u përshëndetur. E ka bërë prokuroria e Elbasanit. Përveç vrasjes ka dhe veprën e krimit zgjedhor. Ka persona që janë në hetim por që po hetohen për akuzën e krimit elektoral. Kemi bashkë që nga vrasja, përfshirje e pjesëtarëve të policisë dhe opozitës.
Unë nuk e di me detaje çfarë deklarimesh kanë dhëne zv. drejtorët por kam parë videot që kam dashur t’i publikoj ara 25 prillit, nëse ajo pamje do dilte do i jepte pamje do t’i jepte pikë mazhorancës.
Ky hetim do kishte tjetër ecuri nëse nuk do të kishte fituar mazhoranca, por opozita, do hetoheshin njerëz të tjetrë, do kishim histori tjetër. Ai që kishte topin gjuajti penalltinë. Hetimin e ka bërë pala fituese e zgjedhjeve, kemi vetëm Arbër Paplekën që është i ndaluar. Ka pasur dhe tentativa për të arritur dhe marrëveshjen mes palëve. Nëse del dhe një herë ajo video do shikojmë një skenë tjetër.



