
Gazetari shumëvjeçar Armir Shkurti, i ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, foli për fillimet e karrierës së tij televizive në media dhe faktin se ku gjenden ato sot.
Ai tha se megjithëkëtë sot duhet përshtatur me rrjedhën e kërkesave të shikuesve dhe të ndërrojmë konceptin e të bërit ‘tv me kollare’.
Ka qene një periudhë kur RTSh ishte fe dhe neve kishim prepotencën e asaj që donim, jo vetëm aty, por edhe në Tv tjera.
Vëmendja ka filluar tani te ata që bëjnë reel-sa një minutë e gjysmë, pra a arrijmë neve që të shkojmë deri te kjo filozofi që të përshtasim me interesat e njerëzve dhe me këtë edukatë të re që kanë marrë
Mendoj se tv e shpëtojmë duke u përshtatur ne, duke u përshtatur në radhë të parë me këto kërkesa të robërve. Kështu mendoj se përshtatet. Pra, të mos vazhdojmë me emisionet me kollare “mirëmbrëma fillojmë këtë emision..”. e dyta, të iki psikologjia që ju duhen goca të bukura në emision, sherri thotë debati duhet se është aktiv, jo ne nuk dëgjojmë se çfarë thotë tjetri, mirë keq, le të flasi 2 min.
Sidomos tani që ka dal celulari, të gjithë kanë tv privat.



