Bilardo në MCN/ Ndoka: Nuk kam nostalgji për të qenë në parlament, Rama e ka kthyer në teatër

Bilardo në MCN/ Ndoka: Nuk kam nostalgji për të qenë në parlament, Rama e ka kthyer në teatër

Ish-deputeti Nard Ndoka i ftuar në emisionin ‘Bilardo’ në MCN ka folur për kohën kur ka qenë vetë pjesë e parlamentit për të cilin u shpreh se nuk e ka marrë aspak malli për atë vend pune.

Duke u shprehur se sot parlamenti është shpërfytyruar dhe mungon debati, ai tha se nuk ka aspak nostalgji.

Ka një shprehje shkodrane që thotë veshja kopilesha, që do të thotë veshja tregon atë që nuk je, është një truk. Me thënë të drejtën nuk më ka marrë malli të jem në parlament. Ndonjëherë mendon njeriu të ketë njëlloj nostalgjie për atë vend pune ku ka punuar, por mënyra si është bërë parlamenti që është kthyer në teatër se në momentin që jam futur unë ka qenë ndryshe, ka pasur debate politike, përfaqësim dinjitoz, pastaj parlamenti çdo ditë e më tepër u shpërfytyrua, duke ardhur njerëz nga rruga, njerëz nga krimi u banalizua si me thënë.

Tani më vonë fare s’ka debat politik dhe kjo është akoma më e trishtueshme. Pjesa folklorike e ka zëvendësuar debatin, kryeministri shkon futet në parlament njëherë në 6 muaj se dhe ai e ka bojkotuar atë dhe mban ato fjalimet 2-3 orëshe dhe nuk shkon kur thirret për interpelancë,  nuk shkon të flas për politikat programore, për politikat që ka vendi, por dhe kur shkon, shkon për atë bërë teatër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy