Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tregu industrial në lagjen numër 18 të Durrësit është pushtuar nga flakët.
Korrespondentja e MCN TV raporton se për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në disa dyqane, ndërsa zona u mbulua nga tymi.
Për neutralizimin e flakëve kanë ndërhyrë efektivët e zjarrëfikësve, në bashkëpunim me ata të portit.
Megjithëse, ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit në tregun industrial në periferi të qytetit, dyshohet se shkak janë bërë fishekzjarret.



