Dy motrat Emanuela dhe Ensiada Hasanllari, janë të pasionuara për muzikën popullore dhe kanë realizuar këngët e tyre të para “Motra jep jetën për vëlla” dhe “Shqipja e arbrit me kurorë”.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, motra më e madhe Emanuela tha se këngën ia kanë dedikuar vëllait pasi është gjithçka për to.
E menduam në fillim me motrën, i thamë mamit, mami i tha babit dhe u realizua. Kam nisur të këndoj prej tre vitesh që në moshën 9-vjeçare.
Më pëlqente shumë të këndoj dhe kisha talent. Në fillim e nisëm me kërcim, por pastaj e ndërpremë se na vazhdonte më shumë si talent.
Të gjitha këngët që këndojmë ne i di përmendësh vëllai, këndon dhe ai. Jam më shumë për këngët popullore.
Ndërsa vogëlushja Ensiada rrëfeu se e pëlqeu idenë e motrës për të kënduar.



