“Ethet" e takimeve kapin edhe Metën, shkon në zyrën e Berishës

“Ethet" e takimeve kapin edhe Metën, shkon në zyrën e Berishës

Ndërkohë që vijon prej mëse dy orësh takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Basha, edhe ish-kreu i LSI-së është angazhuar në një takim që duket se ka lidhje me situatën politike.

Meta është parë të shkojë në zyrën e ish-kryeministrit Berisha, vetëm disa metra larg Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillohet takimi Rama-Basha. Dy ish-aleatët mësohet se kanë diskutuar së bashku për rreth 45 minuta. 

Kreu i qeverisë dhe ai i Partisë Demokratike vijojnë takimin dypalësh, nga i cili pritet zbardhja përfundimtare e marrëveshjes së arritur mbrëmë, me anë të së cilës pritet t’i jepet fund krizës politike të tre muajve të fundit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy