“Kriza humanitare” në Mitrovicë, inskenim për të hequr taksën

“Kriza humanitare” në Mitrovicë, inskenim për të hequr taksën

Qeveria e Kosovës këmbëngul se në veri të vendit po inskenohet një krizë humanitare, me qëllim heqjen e taksës 100% mbi mallrat serbe. Siç raporton sot gazeta “Zëri”, nesër në veri të Kosovës, qytetarët serbë do të improvizojnë një katastrofë humanitare, ndërsa mediet serbe do ta përcjellin drejtpërdrejt ngjarjen teksa 40 persona do të shtyhen për një bukë. 

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Haki Shatri, është shprehur në një pornoncim për “Zërin” se ky është plan politik i Beogradit zyrtar për t’i bërë presion ndërkombëtar Kosovës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

“Ky është inskenim me motive politike për të krijuar një destabilizim në veri dhe për të krijuar telashe për Qeverinë e Kosovës karshi bashkësisë ndërkombëtare si presion që të hiqet taksa. Qytetarët e veriut kanë furnizime të mjaftueshme dhe askush nuk i pengon as për të shitur e as për të blerë në asnjë pjesë të vendit”, ka thënë Shatri për "Zërin".

Shoqatat e Biznesit në very të Kosovës kanë kërkuar edhe një herë nga Serbia dhe nga bashkësia ndërkombëtare që të merren hapat e nevojshëm për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Sipas tyre, Policia e Kosovës po ua ndalon çdo tentativë për furnizim me ushqim.

“Ka filluar të mungojë ushqimi nëpër spitale, në Qendrën e Studentëve e në çerdhe të fëmijëve. Veriu është vetëm një hap nga katastrofa humanitare. I bëjmë thirrje shtetit të Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta hequr taksën e Prishtinës prej 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë”, thonë përfaqësuesit e biznesit serb.

Qeveria “Haradinaj” e ka kushtëzuar heqjen e taksës me njohjen e Kosovës nga Serbia.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy