
Një tjetër masë ashpërsuese e rëndësishme në politikat kufitare nga Britania e Madhe. Pasagjerët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe duhet të bëjnë dy teste gjatë periudhës së tyre të izolimit.
Regjimi i detyrueshëm i testimit do të hyjë në fuqi nga 15 shkurti, bashkë me detyrimin për karantinë në hotel për udhëtarët që vijnë nga 33 vendet e “listës së kuqe”.
“Kur të mbërrini në Mbretërinë e Bashkuar duhet të bëni dy testet gjatë izolimit tuaj 10-ditor”, shpjegoi një burim i qeverisë, duke shtuar se ky “do të jetë niveli i mëtejshëm i mbrojtjes”.
Plani do të prekë kryesisht britanikët që kthehen në atdhe nga vendet e huaja. Një tjetër çështje për tu zgjidhur është gjetja e hoteleve të duhura për karantinim, ku të ketë sisteme ajrosjeje që nuk e përhapin virusin.



