Akuakultura/ Kristo: Prodhuesit tanë mund të shkojnë në tregun e BE përmes cilësisë shumë të lartë

Akuakultura/ Kristo: Prodhuesit tanë mund të shkojnë në tregun e BE përmes cilësisë shumë të lartë

Hapja e tregut të akuakulturës, ku janë përcaktuar 220 km2 për molusqet dhe peshqit e kultivuar, ishte sot tema e diskutimeve në emisionin Mcn Economy. Zv.ministri i Bujqësisë Roland Kristo tha se në gjirin e Vlorës janë dy kompani të certifikuara me shkallën më të lartë. Ai theksoi se prodhuesit tanë mund të shkojnë në tregun europian përmes cilësisë shumë të lartë të produkteve. Ai vuri në dukje se peshku që prodhohet në Shqipëri nga akuakultura është e një cilësie të jashtëzakonshme. “Ka disa vite që kjo qasje zbatohet në gjithë botën, dhe ne me ligjin 103 të vitit 2016 vendosëm që edhe në Shqipëri të kemi të njëjtën qasje, të bëhet përcaktimi i zonave të akuakulturës duke diskutuar me të gjitha institucionet. Studimi u përgatit me asistencën e BE, është dërguar në ministritë e linjës, është diskutuar me të gjitha institucionet, në radhë të parë ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Janë përcaktuar zona ku asnjë institucion tjetër s’ka interesa të shprehura. Këto zona janë të përshtateshme nga ana teknike për zhvillimin e akuakulturës, propozohen për t’u miratuar. Studimi është hedhur për konsultim publik. Do kalojë pastaj në Këshill të Ministrave për miratim. Janë dy kompani në gjirin e Vlorës, që janë të certifikuara atibiotic free, shkalla më e lartë e certifikimin e produktit. Në gjithë Mesdheun tre janë, një në Spanjë dhe dy në Shqipëri. Kemi në strategjinë tonë, prodhuesit tanë, nuk mund të bëjnë konkurrencë me sasitë e mëdha që prodhohen në Greqi, Turqi dhe Marok dhe që mbytin tregun e BE. Mënyra e vetme që të shkojnë në tregun europian është duke patur një cilësi shumë të lartë. Antibiotic free është një shkallë më lartë se prodhimi biologjik. 10 milionë euro është vetëm eksporti i kocës dhe levrekut. Peshku që prodhohet në Shqipëri nga akuakultura është e një cilësie të jashtëzakonshme dhe është një element që duhet të ndihmohet. Shqipëria është vend Mesdhetar, peshku është pjesë e dietës së Mesdheut”, tha Kristo. “Akuakultura e molusqeve ka një impakt pozitiv, sepse molusqet duke qenë filtrues pastrojnë ujërat. Akuakultura e molusqeve, e midhjeve, i shërben Shqipërisë për të rritur kreditet e karbonit. Një kg midhje gjatë gjithë ciklit të saj 12 deri në 16 muaj përthith 254 gr dioksid karboni për të krijuar guaskën e vet, që e çon Shqipërinë drejt një ekonomie të gjelbër. Duke përcaktuar zonat e akuakulturës do t’u japë mundësi privatëve për investime afatgjatë. Do të ketë kontrata 10-15 dhe 25 vjeçare. Nëse biznesi nuk shkakton dëme në mjedis, kontrata rinovohet automatikisht. Kështu që biznesi është i sigurt. Aktiviteti në liqenin e Butrinit është zhvilluar nga subjekte të vogla. Janë 75 impiante që jepen me qira dhe kontratë. Mangësia e kësaj pune qëndron në faktin që çdo impiant jepet në mënyrë individuale. E ardhmja nuk është peshkimi detar, por akuakultura. Sot po diskutohet në BE për një politikë ose plan veprimi që deri në 2030-ën peshkimi fundor të ndalohet, që s’besoj se kalon sepse ka krijuar shumë përplasje. Impakti i peshkimit do jetë gjithmonë e më i vogël. Prodhimet tona të eksportit janë kryesisht prodhime të përpunuara. Është më mirë të eksportosh prodhime të përpunuara, sepse eksporton edhe krahun e punës”, shtoi ai. I pyetur se ku eksportojmë ne më tepër, Kristo tha: “Ne eksportojmë në Ballkan. Treg tjetër i rëndësishëm është ai italian dhe spanjollë, në vendet e BE në Francë, Gjermani, dhe vendet e Europës së Veriut. Kohët e fundit kemi filluar edhe eksportin drejt tregut japonez dhe SHBA-ve. Problem kemi eksportin e molusqeve dhe jemi duke punuar. Të heqim dorë nga subjektet një person, një impiant, ata të bashkohen dhe të krijojnë shoqëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy