
Bedri Elezi, ekspert sigurie në Kosovë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se po rekrutohen dhe po përgatiten ushtarakisht qytetarë serbë sipas një plani për të hyrë brenda Kosovës dhe për organizuar akte dhune siç ka ndodhur në 24 shtator në Banjskë.
Sipoas Elezit Kosova është në vazhdimësi e kanosur dhe pranë rrezikut që mund të vijë nga grupet terroriste.
Në fakt aktualisht situata e sigurisë në veriun e Mitrovicës duket e qetë.
Tanimë akoma Kosova është e ekspozuar pranë një rreziku serioz që mund të vijë nga grupe terroriste që kishin bërë një agresion më parë, që ishin mbështetur nga Serbia për një agresion në 24 shtator.
Ky fakt mbështetet në provat se personat që kanë marrë pjesë në agresion janë ende të lirë dhe dyshohet se mund të lëvizin dhe organizojnë sulme të tjera.
Ata njerëz kanë mundësi dhe kapacitete për të sjellë armatime të fuqishme, për të organizuar dhe rekrutuar njerëz që do merrnin pjesë në sulme. Kjo do të thotë se Kosova është e kanosur në vazhdimësi për aktivitete të ngjashme.
Ka rekrutime, jo thirrje. Ajo që ne kemi mësuar është se Serbia është e vetëdijshme që s’do të ketë mundësi për të dërguar drejtpërdrejt forca ushtarake brenda territorit të Kosovës, por për të mbështetur sipas tyre qytetarët serbë të cilët dëshirojnë të marrin në mbrojte serbët lokalë. Me një fjalë për të mbështetur mbrojtjen civile, por që në fakt ata mund të jenë të armatosur.
Në dy baza ushtarake të njësive të veçanta të ushtrisë së Serbisë të cilët janë brenda territorit serb, rreth 20 km larg nga kufiri bëhen ushtrime ushtarake dhe rekrutohen qytetarë serbë nga Kosova dhe Serbia që do të jenë luftëtarë në Kosovë për të marrë në mbrojtje qytetarët serbë sipas tyre.
Po rekrutohen dhe po përgatiten ushtarakisht qytetarë serbë që do të futeshin brenda Kosovës dhe do të organizonin akte dhune siç ka ndodhur në 24 shtator në Banjskë.



