Gjokutaj: Bumi nuk po ndodh, ekonomia vendase është e çalët. Rritja e çmimeve e ka kaluar tavanin

Gjokutaj: Bumi nuk po ndodh, ekonomia vendase është e çalët. Rritja e çmimeve e ka kaluar tavanin

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj tha përmes një lidhje skype me studion e emisionit “MCN Economy” se bumi ekonomik që trumbetohet nuk po ndodh dhe se ekonomia jonë është e çalët dhe kjo tregohet fare lehtë përmes rritjes së ulët.

Duke vijuar më tej Gjokutaj tha se ekonomia jonë nuk është e përgatitur për një  zhvillim të qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë.

Ekonomia jonë nuk është e përgatitur për një  zhvillim të qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë, është një ekonomi që bazohet mbi resurset dhe momentin.  Duke qenë e tillë, mundet t’i ketë rezistuar atyre goditjeve që erdhën në kohën e krizës së pandemisë dhe krizës së shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, pra krizës energjetike. Duhet të ishin marrë masa që këto të ktheheshin në mësime dhe ajo ekonomi që vlente të ishte dhe ekonomia që duhet të mbështetej.

Në këtë rast kam parasysh dhe buxhetin 2024, nuk mori në konsideratë asnjë nga kërkesat e sektorëve të ekonomisë dhe nga ana tjetër asnjë gjë nga ato që thanë ekspertët vendas të cilët janë dhe partnerët e ekspertëve të huaj dhe bashkëpunojmë për një qëndrueshmëri të të dhënave bazuar në fakte.

Raporti na tregon që bumi nuk po ndodh, ekomonia është e çalët dhe kjo tregohet nga rritja ekonomike e ulët dhe nuk krijon asnjë premisë që Shqipëria të jetë ekonomi konkurruese në rajon, e jo më pastaj në Europë.

Problemet që lidhen me migrimin, me skemat sociale po nuk u adresuan do japin produktet e tyre.

Mungesa e fuqisë punëtore është e lidhur me tregun e punës që nga njëra anë nuk ka qenë një treg që t’u ofronte punëtorëve të rinj, por edhe atyre ekzistues diversitet të vendeve të punës në mënyrë që ata të gjenin vetveten dhe të mos iknin larg, nga ana tjetër nuk është punuar në atë aspekt që të rritej vlera e kompanive shqiptare nëpërmjet politikave nxitëse, stimuluese qoftë nëpërmjet pjesëve rregullatorëve dhe qoftë nëpërmjet ndihmës nga buxheti.

I pyetur për inflacionin në 2024 dhe rritjen e çmimeve me të cilat qytetarët po përballen çdo ditë Gjokutaj tha: 

Inflacioni, apo në përgjithësi ekonomia do të ndikohet mjaftueshëm edhe pse inflacioni në Shqipëri nuk është real, se çmimi i energjisë, i mbajtur i ngurtësuar në vetvete ka frenuar dhe inflacionin dhe kjo është pjesa që në Shqipëri jep efekte. Edhe ekonomia informale ndikon në atë pjesë të matjes së inflacionit.

Rritja e çmimeve e ka kaluar tavanin, është vetëm pjesë e spekulimit dhe mungesës së kontrolleve reale, natyrshëm edhe korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy