
Flamurtari regjistroi fitoren e parë sezonale, teksa mposhti Vorën, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë e Parë.
Për vlonjatët shënuan Pjeshka në minutën e 27-të dhe Beji në minutën e 76-të, ndërsa golin e vetëm për Vorën e shënoi Prenga në minutën e 88-të.
Vlen të përmendet se Vora luajti me 10 lojtarë në pjesën e dytë, pasi Gaio u ndëshkua me të kuq në fundin e pjesës së parë.
Kuqezinjtë ngjiten në vendin e 7-të me 5 pikë, ndërsa Vora mban vendin e pestë me 6 pikë.



