
Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i arrestuar dy ditë më parë për plagosje të rëndë me dashje, do të qëndrojë në burg, raporton korrespondenti i MCN TV.
Ai u njoh me rivlerësimin e kushteve të masës së sigurisë së dhënë në mungesë ndaj tij dhe në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, Nikolli mësohet të ketë dhënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.
Ai ka pretenduar se bashkëfshatari i tij me të cilin është konfliktuar kishte qenë i armatosur.



