Ashtu siç ishte parashikuar rreth orës 13:00 IKMT ka shembur me shpërthim të kontrolluar ndërtesën pesë katëshe para teatrit “Petro Marko”. Nga shpërthimi nuk është regjistruar asnjë incident. Për shembjen e sajë u përdorën 36 kg tritol dhe u hapën rreth 650 vrima.



