Filmi “Cuties”, i përzgjedhur nga Netflix si një nga filmat e shtatorit është bërë objekt i shumë debateve që nga momenti i publikimit të posterit tij në shtator. Por debatet mbi këtë film janë shtuar me nisjen e transmetimit tij, pasi subjekti i nuk është pritur mirë, duke bërë që shumë klientë të anullojnë abonimet e tyre në Netflix.
Filmi “Cuties”, flet për një vajzë 11-vjeçare, Amy Pason, e cila i bashkohet një grupi kërcimi të quajtur “Cuties” në shkollë dhe shpejt bëhet e vetëdijshme për feminitetin e saj teksa rritet, duke krijuar konflikte dhe zënka me nënën e saj. Filmi përfshin skena të protagonistet, Amy, e cila kryen kërcime tepër sensuale për moshën, si dhe ka shumë situata të tjera ku të miturit sillen si të rritur.

Filmi ka ngjallur shumë debate, pa u publikuar ende. “Cuties” do të shfaqet në 9 shtator 2020, ndërkohë që në 18 gusht, u publikua vetëm trailer-i, i cili mori mijëra shikime menjëherë pas postimit, ku njerëzit në komente reaguan ashpër dhe të pakënaqur. Ishte ndër videot e para që mori më shumë “dislike” se sa “like”.
Thuajse të gjithë mendojnë se filmi dhe posteri seksualizojnë fëmijët. Njerëzit krijuan hashtagun #CancelNetlix (Anulo Netflix) pas publikimit të posterit të "Cuties", më pas ky hashtag u përdor edhe në Tëitter, menjëherë pas publikimit të filmit më 9 shtator.
Përkundër marrjes së vlerësimeve kritike dhe fitimit të një çmimi të regjisurës në Festivalin e Filmit Sundance 2019, disa njerëz e kanë akuzuar atë për "seksualizim" të vajzave të reja dhe "ushqyerje të pedofilisë."

Sipas disa analizave, thuhet se disa ditë pas debutimit të Cuties nga Netflix, anullimet e abonimeve në platformën popullore ishin tepër të larta. Më 12 shtator anullimet ishin tetë herë më të larta se norma mesatare ditore gjatë muajit gusht.
Por gjithsesi Netflix e ka mbështetur “Cuties” shkruar dhe drejtuar nga kineastja franceze Maimouna Doucoure, duke e cilësuar si një “histori të fuqishme”. Sipas Ëashington Post prodhimi kishte një këshilltarë për projektin dhe kishte marrë miratimin e autoriteteve franceze për mbrojtjen e fëmijëve.
Ndër shumë komente në rrjetet sociale, veçuam njërin prej tyre: “Më vjen keq të them lamtumirë, Netflix. Ju keni shumicën e shfaqjeve tona të preferuara dhe keni qenë gjithmonë aktiviteti ynë i preferuar për të gjithë familjen tone, deri sa erdhi Cuties. Lexova për filmin, më pas pash disa sekuenca dhe zemra ime u thye. Është pornografi për fëmijë, ka diçka që nuk është në rregull me këtë film. Nuk më intereson cilat janë arsyet e producentëve, por për të, nuk ka justifikime. Ky film nuk është aspak një shembull I mirë për vajzat. Vajzat që nuk e kanë idenë se si seksualizimi i tyre mund të shkatërrojë jo vetëm jetën e tyre, por edhe të tjerët përreth tyre. Është detyra jonë si prindër të tyre për t'i ndihmuar ata të kuptojnë se trupi i tyre nuk është krijuar për t'u shfrytëzuar dhe puna jonë si njerëz për të marrë një qëndrim për fëmijët që po trafikohen.
Kjo gjeneratë e ardhshme po rritet në një botë dixhitale ku "pëlqimet" dhe "pamjet" janë rruga e re e popullaritetit - dhe filma si ky po u mësojnë atyre të gjitha gjërat e gabuara ... Ne kemi dalë nga Netflix dhe vetëm kur të hiqni Cuties do të mendojnë nëse do të riabonohemi sërish.”



