Kallëzimi i Rakip Sulit/ Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, paraqitet në SPAK (VIDEO)

Kallëzimi i Rakip Sulit/ Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, paraqitet në SPAK (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Mziu është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

MCN mëson se Xhelal Mziu është thirrur në Spak për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit.

Kryebashkiaku aktual kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre. Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3% të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.

Referuar ligjit të Urbanistikës, parashikohet që në leje me sipërfaqe 2000 m2, 3% ti kalojë bashkisë për banesa sociale.

Mziu ka drejtuar për tre mandate Bashkinë Kamëz, për t’u zgjedhur më tej deputet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy