Formula e targave tek-çift, Mema: Çdo kufizim lehtëson trafikun, duhet rishikuar Kodi Rrugor për penalitetet

Formula e targave tek-çift, Mema: Çdo kufizim lehtëson trafikun, duhet rishikuar Kodi Rrugor për penalitetet

Propozimin nga qeveria si një zgjidhje për trafikun në Tiranë, të aplikimin e përdorimit të targave tek dhe çift, Dashnor Mema nga Shoqata e Transportuesve e vlerëson me faktin se çdo kufizim qoftë i mjeteve personale dhe të tjera e ndihmon lehtësinë e trafikut.

Duke folur për “MCN Economy”, ai kujtoi se si në sezonin e verës kur ndodh kufizimi i lëvizshmërisë së mjeteve të tonazhit të rëndë, lehtëson trafikun.

Nuk jam plotësisht dakord me propozimin, edhe pse Shqipëria është mbushur me makina për shkak të çmimit të lirë të makinave.

Duhet koordinim dhe kufizim me orare, si mjetet e ndërtimit apo për shërbimet që të kufizohen oraret në kohë të caktuar jo gjatë gjithë ditës, trafiku gjatë gjithë ditës shkaktohet nga qytetarët.

Duhet një rishikim i Kodit Rrugor për penalitetet për parkimet e gabuara. Apo parakalimet e gabuara. Duhet të mos jemi kaq të dashuruar me makinat personale.

Alternativat e transportit publik pa diskutim që duhen. Se aktualisht kemi vetëm shërbim transporti me autobus dhe ato korsi të dedikuara për transportin publik, i zënë makinat private.

Rritjen e fluksit të udhëtareve e përballon shërbimi urban, nëse rregullohet trafiku.

Për kufizimin me targat tek apo çift nuk di të them a është zgjidhje, se mund të marrin dy makina me targa tek apo çift.

Por kufizimi i mjeteve të shërbimeve apo mjeteve personale ndihmon shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy