Supergrabitja e Rinasit/ Alkond Brengasi heq dorë nga bashkëpunimi me prokurorinë: Dua të jem si të tjerët

Supergrabitja e Rinasit/ Alkond Brengasi heq dorë nga bashkëpunimi me prokurorinë: Dua të jem si të tjerët

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar ditën e sotme seancën ndaj të akuzuarve për grabitjen e Rinasit. Gjatë seancës, u theksua edhe fakti që i pandehuri Alkond Bengasi ka prishur përfundimisht marrëveshjen me prokurorinë. I pandehuri u pyet nga prokurorët e çështjes nëse do t’i qëndronte marrëveshjes, por ai ka pohuar se nuk do i qëndronte asaj dhe do të jetë i pandehur si të akuzuarit e tjerë

Bengasi ishte i arrestuari që fillimisht bashkëpunoi me prokurorinë duke nxjerrë edhe emrat e bashkëpunëtoreve të tjerë në grabitje. Të akuzuar për këtë ngjarje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli.

Bengasi ka pranuar më herët se ishte ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, që u përdor për grabitjen, por tashmë i ka tërhequr të gjitha deklaratat e tij. Sipas deklarimeve që 34-vjeçari ka bërë kur ishte në statusin e dëshmitarit të mbrojtur, i gjithë plani i grabitjes së Rinasit u bë në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy