Shkarkimet në Bashkinë Tiranë, Soko: Duket se 12 drejtorët do të shkojnë para drejtësisë. Përgjegjësi kryesor është Veliaj (VIDEO)

Shkarkimet në Bashkinë Tiranë, Soko: Duket se 12 drejtorët do të shkojnë para drejtësisë. Përgjegjësi kryesor është Veliaj (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i sheh shkarkimet e fundit në Bashkinë Tiranë i sheh si paraprijë ku duket se një pjesë e mirë e drejtorëve do të shkojnë para drejtësisë.

Në studion e MCN Live, Soko tha se Bashkia Tiranë është epiqendra e të gjithë drejtësisë sot.

Shkarkimet kanë shërbyer si zile që na ka zgjuar dhe na kthyer vëmendjen në një trajektore ku besohet se drejtësia do të ndërhyjë më pas në atë trajektore. Dhe shkarkimet e fundit në Bashkinë e Tiranës i shoh si paraprijë për pjesën e drejtësisë ku duket se një pjesë e mirë e drejtorëve të Bashkisë Tiranë do duhet të shkojnë para drejtësisë, pikërisht në këtë moment kur duket se Bashkia Tiranë është epiqendra e të gjithë drejtësisë sot. Kemi të arrestuar 9 punonjës që po përgjigjen për 5D. Mesa duket dhe këta  12 drejtorë duket se do shkojnë shumë shpejt para drejtësisë.

Është bërë batërdia në bashki. Ka operuar si pus parash për këta njerëz. Në krye ka qenë Veliaj, që fuste kovën. Hetimet e SPAK dhe ato që do nxjerrë SPAK jo vetëm për 5D, por edhe te ujësjellësi, kopshti zoologjik, të gjitha këto kanë qenë pjesë e strukturës.

Më tej Soko tha se këta drejtorë kanë qenë zbatues të atyre urdhrave që i ka dhënë kryetari i bashkisë.

Eksperti theksoi se njerëzit janë të bindur që Veliaj është i kapur, por fakti që ata hezitojnë të shkojnë në protestë lidhet me mosbesimin që ata kanë tek organizatorët.

Refuzimi vjen ndaj atyre që e organizojnë. Ata e besojnë që Veliaj është i fajshëm. Refuzimi i shkon Mulit, X. Y ata që përfaqësojnë atë protestë. Njerëzit e dinë, është e provuar. U provua dhe në komisionit hetimor për inceneratorët dhe për 5D. Njerëzit janë të bindur që Veliaj është i kapur, por tek protesta e kanë problemin me organizatorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy