Zbulohet shkaku që la pa drita mbrëmë gjysmën e Tiranës

Zbulohet shkaku që la pa drita mbrëmë gjysmën e Tiranës

Disa zona në Tiranë mbetën pa energji elektrike gjatë ndërrimit të viteve dhe shkak është bërë një defekt që mendohet të jetë i qëllimtë në linjën 110 kv.

Operatori i Sistemit të Transmetimit thotë defekti është riparuar rreth orës 10:00 të ditës së sotme dhe energjia është rikthyer në nënstacionin e Kinostudios.

Për rrjedhojë është rikthyer energjia në të gjitha zonat e prekura si: Rruga "Aleksander Moisiu", rruga "Myslym Keta", Babrru, Paskuqan pjesërisht, zona e Freskut.

Sipas OST në n/stacion është qëlluar me armë zjarri, çfarë ka qenë edhe shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike, dhe për këtë ka kryer një denoncim në polici..

Mbrëmjen e djeshme, një defekt në nënstacionin e Uzinës së Traktorëve ka bërë që të dalë jashtë funksionit linja e transmetimit 110 kV të OST-së.

OSHEE ka njoftuar se në terren ndodhen disa ekipe elektricistësh dhe po punohehej për të risjellë energjinë sa më parë.

Njoftimi i OSHEE

Gjate 24 oreve te fundit dhe ne vijim OSHEE eshte vendosur plotesisht ne gatishmeri, me 1800 punonjes ne te gjitje vendin! 

Per te pare nga afer situaten dhe udhezuar strukturat e posaçme, Administratori i OSHEE, z.Adrian Çela zhvilloi nje inspektim ne dispecerine rajonale te Drejtorise OSHEE Tirane.

Masat e marra bene te mundur nje organizim dhe reagim te shpejte per menaxhimin e rrjetit shperndares te energjise elektrike. Eshte per tu theksuar fakti i normalizimit te rrjetit ne zonen e Nst Traktora brenda 40 minutash, pas nderprejes qe ndodhi nga demtimi i linjes 110 kV te OST. Per ngjarjen e kesaj te fundit, OST ka kryer denoncim ne polici ne komisariatin nr 4, pasi te dhenat paraprake tregojne se linja e OST eshte goditur me mjete zjarri (dyshohet arme zjarri pasi eshte gjetur gezhoje). Aktualisht qe flasim, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale!

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy