
Kuvendi i Shqipërisë po diskuton sot në seancë plenare Projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën rekord prej mbi 10 miliardë eurosh.
I ftuar në “MCN live”, analisti Alban Dudushi vlerësoi se, përtej tensioneve politike në sallë, qytetarët kanë nevojë për një debat thelbësor për të kuptuar nëse ky buxhet u përgjigjet vërtet nevojave të tyre reale apo thjesht objektivave të qeverisë.
Në fakt, ta shikosh në një situatë normale me këtë opozitë dhe këtë mazhorancë, në këtë situatë jonormale bëhet si një lojë fjalësh.
Unë nuk prisja që të ishte e tillë prishja e seancës, por të kishte më shumë debat në vetvete për buxhetin dhe atë se çfarë do të diskutohet.
Shpresoj që në këtë lloj kuptimi njerëzit të mund të marrin lajme të mira, por mbi të gjitha duhet të kuptojnë se çfarë është realisht ky buxhet dhe ky debat për ta.
Duke analizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në foltore, Dudushi veçoi dy mesazhe kryesore ekonomike që u prezantuan nga mazhoranca.
Rritja e qëndrueshmërisë ekonomike, fakti që ekonomia shqiptare ka arritur në kuotën e rreth 30 miliardë eurove dhe po tregon një trend të qëndrueshëm rritjeje.
Filozofia e shpërndarjes, mesazhi i kryeministrit se vendi nuk po konsumon sot atë që do të mbillet nesër, por po shpërndan duke investuar për të ardhmen.
Duke u ndalur te votimi në parim i projektbuxhetit, Dudushi kujtoi se ai kalon me shumicë të thjeshtë votash, por vuri në dukje se vëmendja politike do të jetë e përqendruar te deputetët e majtë që kanë pasur përplasje së fundmi me kryeministrin, veçanërisht te Elisa Spiropali.
Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë.
Nëse do të ketë mungesë të tyre atje, aq më tepër votim kundër që nuk ndodh, nëse lexohet mungesa, atëherë këtu ka hapësirë për interpretim.
Nëse Elisa Spiropali nuk merr pjesë në votimin e buxhetit, ky është një qëndrim i qartë kundër qeverisë.
