
Konkursi ndërkombëtar “Muza competition”, rikthehet në edicionin e 3-të sërish në Tiranë.
Organizatorja dhe Drejtorja ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, në një intervistë për “Zgjohu me MCN”, thotë se kjo është një mundësi e artë për të gjithë të rinjtë e pasionuar pas fashion-design.
Sipas saj ndërthurja e elementeve të turizmit me industrinë e modës është thelbi i këtij konkursi.
Kemi startuar me përgatitjet e sezonit të tretë të ‘Muzës’, besoj se do të ketë shumë interes se na tregojë pyetjet e shumta që na drejtohen të gjithë të rinjtë.
Muza i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjeç, kush është një i ri i pasionuar pas fashion dizajn, është një derë e hapur për të gjithë të rinjtë e talentuar. I gjithë koncepti i Muzës është i ndërtuar përmes etnografisë shqiptare. Nëse ti do të kthehesh një promotor i mirë i një rajoni të caktuar përmes elementëve të trashëgimisë kulturore pikërisht ky është projekti më i bukur.
Jo vetëm se të jep mundësi, dhe në thelbin e tij ka turizmin dhe duke ndërthurur elementin e turizmit rajonal me industrinë e modës kjo është gjetja e duhur.
Ne kemi pasur interesim të jashtëzakonshëm për turizmin dhe ka një kuriozitet për të na njohur dhe nëse ne vijmë bukur, të rinjtë të fillojnë të hulumtojnë për etnografinë shqiptare dhe të kthehen tashmë atë në industrinë e modës shqiptare, besoj se ky ka qenë produkti më konkret që i ka prekur dhe se çdo vit ka një muzë, dhe ka qenë si një moto për të filluar dhe për të qenë pjesë e kësaj industrie kreative.
Këtë vit, sipas organizatores së “Muza competition”, konkurrentët duhet të bazohen me krijime vetëm nga një rajon i caktuar, krahasuar me vitet e kaluara kur ndërthureshin disa elemente etnografike.
I vetmi kriter është etnografia shqiptare, dhe një i ri duhet bazuar këtë vit vetëm te një rajon i caktuar.
Dy vitet e mëparshme e kemi pas lënë të lirë që ai duhet të sillte nga një rajon psh, i Malësisë së Madhe, sillte xhubletën, por hynte edhe te elemente arbëreshe, pastaj të Shqipërisë së Jugut, etj. Këtë vit, e menduam që me mirë të futesh te një rajon i caktuar dhe fillon e kërkon.



