Mbështetja për Ukrainën dhe mbrojtja e përbashkët evropiane.
Këto janë dy çështjet kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit Evropian e cila do të mbahet sot në Bruksel, ku i ftuari i vetëm është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky
27 vendet evropiane duhet të bien dakord për pozicionin e tyre për konfliktin dhe çdo garanci sigurie që mund të japin për të shoqëruar marrëveshjen e paqes, gjithashtu për të përmbushur kërkesat e Shteteve të Bashkuara.
Diskutimet nisin nga propozimet e bëra nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen për planin e saj për riarmatosjen e Evriopës, kredinë e përbashkët prej 150 miliardë lekësh; pezullimin e Paktit të Stabilitetit për të lejuar shtetet të investojnë në mbrojtje; mundësinë e përdorimit të fondeve të kohezionit për riarmatim; rritjen e angazhimit të Bankës Evropiane të Investimeve dhe, së fundi, rritjen e financimit privat.



