Auditimi i objekteve/ Stavre: Ndërhyrja në strukturën mbajtëse dhe shtesat e kateve, dy problematikat kryesore

Auditimi i objekteve/ Stavre: Ndërhyrja në strukturën mbajtëse dhe shtesat e kateve, dy problematikat kryesore

Arkiteti Enea Stavre, duke folur në “MCN Econmy” tha se të gjitha objektet në Republikën e Shqipërisë duhet t’i nënshtrohen një procesi auditimi.

Sipas arkitektit dy problematikat kryesore janë ndërhyrja në strukturën mbajtëse dhe shtesat e kateve. 

Sa i përket pallateve të vjetra, të viteve 70’ problematika kryesore është ndërhyrja në katet e para. Marrim rastin e rrugës ‘Myslym Shyri’. Me kalimin e viteve katet e para janë bërë biznese. Kanë marrë një leje nga bashkia, që është quajtur ndryshim destinacioni, ose ndryshim funksioni, nga banim në njësi shërbimi. Ndërhyrja në muret ndarës automatikisht dobëson të gjithë strukturën mbajtëse të objektit, sepse janë me mure mbajtëse. Tjetër problematik, kemi shtesat e katit. Nëse do dalim te shtesat e katit, objektet nga 5 kate kanë shkuar 6 dhe 7 kate. Janë legalizuar shtesat e katit. I kemi shtuar një peshë objektit. Poshtë është dëmtuar, lart është dëmtuar. Kush mban përgjegjësi? Sepse aty ka banorë që jetojnë.  Me të drejtë këta banorë do thonë ishte shteti që i lejoi dhe është shteti që po na i prish! Ndërhyrja në strukturën mbajtëse dhe në shtesën e katit janë dy problematikat kryesore. Një proces auditimi duhet t’i nënshtrohen të gjitha objektet në Republikën e Shqipërisë".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy