
Së fundi Parlamenti Europian ka kërkuar nisjen e një hetimi për komisionerin Oliver Varhelyi duke e akuzuar atë si favorizues të Vuçiç.
Lidhur me këtë akt dhe për faktin se çfarë pritet nga ky hetim, diplomati Jorgji Kote, anëtar i këshillit të ambasadorëve shqiptar, është i mendimit se bëhet në kuadër të kritikave që Parlamenti Evropian bën ndaj Serbisë.
Kote, në një komunikim me “MCN tv’, e cilëson si pozitive faktin se PE shprehet me një gjuhë të ashpër ndaj Serbisë, edhe për faktin se Varhelyi, nuk ka qëndrim të prerë ndaj vendeve kandidatë për në BE.
Kjo është në kuadrin e kritikave të tjera që Parlementi Evropian bën ndaj Serbisë në rezolutën e tij të djeshme. Pra, fjala është për ritmet e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe një kusht i fortë është përfundimi i marrëveshjes me Kosovës, njohja e Kosovës, heqja dorë nga politika e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, dhe në këtë kuadër është edhe kjo kritikë që bëhet për komisionarin Varhelyi. Në fakt kjo ka nisur që në janar të vitit të kaluar kur disa eurodeputet i bën një letër kryekomisioneres Von Den Layen, ku i kërkonin pikërisht të njëjtën gjë, duke e kritikuar komisionarin për qëllimet e njëanshme ndaj Dodikut dhe ndaj Vucicit, për raportet favorizuese të KE për Serbinë. Kjo është diçka pozitive që Parlamenti Evropian shprehet me një gjuhë të tillë të fortë të ashpër ndaj Serbisë.
Ky është hetim i qartë për Komisionin Evropian, jo thjesht për një komisioner që të tregohet më i kujdesshëm se ka pasur edhe më parë kritika që raportet e tij të progresit janë të zbutura, janë si akte noteriale, janë thjesht synime :”u bë kjo, nuk u bë kjo”, pra, nuk ka qëndrime të prera e të forta ndaj vendeve kandidate duke përfshirë edhe vendin tonë.
Se cili do të jetë fati i këtij hetimi, këtu ka shumë procedura të ngatërruara qoftë të KE qoftë të PE.
Unë mendoj se kjo do të kalohet si një mesazh që kujdes sepse ne të shikojmë dhe kontrollojmë.



