Dy të vdekur dhe mbi 200 të plagosur nga një shpërthim gazi në kryeqytetin e Kenias

Dy të vdekur dhe mbi 200 të plagosur nga një shpërthim gazi në kryeqytetin e Kenias

Të paktën dy persona vdiqën dhe 222 të tjerë u plagosën kur një zjarr i madh shpërtheu për shkak të një shpërthimi gazi mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin kenian, Nairobi.

Një kamion që transportonte gaz natyror shpërtheu në rrethin Embakashi rreth orës 23:30, duke shkaktuar flakë të mëdha. Nga zjarri masiv janë dëmtuar banesa, biznese dhe makina që ndodheshin pranë.

Zjarri thuhet se është përhapur në disa komplekse apartamentesh, duke shkaktuar frikën se numri i të vdekurve mund të rritet më tej. Dëshmitarët thanë për mediat lokale se ata ndjenë dridhje menjëherë pas shpërthimit.

Zëdhënësi i qeverisë, Isaac Muaura tha se vendi i shpërthimit tani ishte rrethuar dhe një qendër komandimi ishte ngritur për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve të shpëtimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy