Shembja e shtëpive në Himarë, reagon MPJ greke

Shembja e shtëpive në Himarë, reagon MPJ greke

Në vijim të zbatimit të planit rregullues të bashkisë së Himarës, për rikonceptimin e vijës bregdetare, e cila nis nga shëtitorja tashmë e rindërtuar, parashikohet edhe prishja e disa ndërtesave. Duke iu referuar kësaj situate, Ministria e Jashtme ka shprehur shqetësim se 19 banesat e planifikuara për t’u shembur gjatë 5 ditëve të ardhshme, u takojnë familjeve minoritare greke. Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj, Ministrja e Jashtme greke e quan të papranueshëm këtë veprim, ndërsa paralajmëron Tiranën zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për çeljen e negociatave. 

“Po ndjekim me shqetësim të madh atë që po ndodh në Himarë, ku informohemi se 19 familjeve të minoritetit grek u është dhënë 5 ditë afat që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi do të shemben. Autoritetet shqiptare duhet të veprojnë për të anuluar shembjet e banesave.

Mbrojtja e të drejtave të pronësisë, veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor, duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve, pavarësisht kombësisë dhe origjinës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy