
Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se me gjasë mbledhja e Këshillit të Mandateve për zëvendëskryeministren Balluku do të shtyhet për në janar.
Duke vijuar, Andoni tha se kohëzgjatja e madhe në shqyrtimin e çështjes i lë të hapura të gjitha skenarët.
Mbledhjen e Këshillit të Mandateve mendoj se do e shtyjnë për në janar. Kohëzgjatja kaq e madhe për shqyrtimin e çështjes i lë të hapura të gjitha skenarët. PS kërkon që aksesimi materialeve të bëhet brenda mjediseve të Kuvendit.
Dosja është krejtësisht e përpunuar, përpjekja më e madhe është për të shtyrë këtë agoninë e madhe, prokurorët janë krejt të qartë.
I ndalur tek AKSHI, Andoni tha se është cenuar siguria kombëtare.
Absolutisht që është cenuar siguria kombëtare. Presidenti duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në një kohë frekuente.
Në kushtet e vendit tonë duhet të ketë mbledhje frekuente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas Andonit, PS dhe PD duhet t’i tregojnë qytetarëve se deri ku ka vajtur dëmi i AKSHI-t.
PS dhe PD duhet të mblidhen dhe t’i tregonin shtetit shqiptar çfarë dëmi është bërë realisht. Ka disa ditë që u bllokuan disa shërbime. Individi shqiptar ka nevojë të mësojnë se deri ku ka vajtur dëmi i AKSHI-t.
Dëmi është aq i madh sa nuk di ku ta kapësh. Rama është i ndarë në çështjen e Ballukut, rastin e AKSHI-t dhe raste të tjera që kanë lidhje me integrimin dhe korrupsionin. Rama do të fitojë kohë dhe do të kalojë situatën e Ballukut.



